10/03/2026
ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida dramatike në elitën e basketbollit. Basketbollisti me indeksin më të lartë këtë xhiro ishte Deondre Burns i Sigal Prishtinës. Ai ndaj skuadrës tjetër kryeqytetase, Borës, e mbylli ndeshjen me 27 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, duke u shpallur MVP i javës së 23-të.
Kontribut në këtë fitore ka dhënë edhe Altin Morina me 17 pikë, tri kërcime e dy asistime.
Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e dytë radhazi, ku ndaj GO+ Pejës, Erjon Kastrati kishte 17 pikë, tri kërcime e dy asistime.
Trepça regjistroi fitoren e 15-të radhazi, derisa ndaj Vëllaznimit, u dallua Shwan Johes me 14 pikë e dhjetë kërcime e tri asistime.
Bashkimi pas vazhdimeve ndaj Rahoveci 029, derisa Lejson Zeqiri kishte dyshifror të dyfishtë me 14 pikë e 12 kërcime, si dhe shtoi edhe dy asistime.
MVP
Deondre Burns (Sigal Prishtina) 27 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 27 indeksi
Top 5
Deondre Burns (Sigal Prishtina) 27 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 27 indeksi
Altin Morina (Sigal Prishtina) 17 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi
Shawn Jones (Trepça) 14 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 19 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 14 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi