Gjyqtari Elldin Uglari në sfidën e rëndësishme Bullgari-Azerbajxhani te femrat

Gjyqtari Elldin Uglari në sfidën e rëndësishme Bullgari-Azerbajxhani te femrat

10/03/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se, gjyqtari Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari-Azerbajxhan te femrat.

Kjo sfidë është e rëndësishme për kualifikimet e FIBA Women's EuroBasket 2027.

Përballja do të zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë nga ora 18:00.

Sa i përket ndeshjes, Bullgaria ka tri fitore në tri ndeshje, kurse Azerbajxhani tri humbje në tri ndeshje.

Uglari ka gjykuar edhe shumë ndeshje evropiane këtë verë dhe viteve të kaluara.

Kjo është një dëshmi e besimit të FIBA-s për gjyqtarët e Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners