Her World, Her Rules në Ferizaj për Ditën Ndërkombëtare të Grave

Her World, Her Rules në Ferizaj për Ditën Ndërkombëtare të Grave

08/03/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar aktivitetin e radhës në kuadër të kampanjës së “Her World, Her Rules”, një iniciativë që synon të promovojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë në basketboll.

Aktiviteti është mbajtur në sallën e sporteve të shkollës “Jeta e Re” në Greme, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Ky event ka shërbyer si një platformë motivuese për vajzat pjesëmarrëse që të angazhohen në sport dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në basketboll. Në aktivitet kanë marrë pjesë 90 vajza.

Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave në basketboll, promovimi i barazisë gjinore në sport dhe krijimi i mundësive të reja për talentet e reja në këtë disiplinë.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tetë vite dhe po e implementon me sukses këtë iniciativë në Kosovë.

“Her World, Her Rules” është një projekt dhe fushatë në mediat sociale e udhëhequr nga FIBA Europe që synon promovimin e basketbollit të vajzave në gjithë Evropën përmes aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners