07/03/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se trajneri Shemsedin Bytyqi do të jetë pjesëmarrës në programin prestigjioz International Coaching Course (ICC) në Hungarian University of Sports Science në Budapest, Hungari.
Programi do të zhvillohet nga data 8 prill deri më 23 maj 2026, dhe organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar përmes programit Olympic Solidarity.
Ky kurs ndërkombëtar 8-javor është një nga programet më të njohura në botë për edukimin e trajnerëve dhe përfshin trajnim teorik dhe praktik në fusha si metodologjia e stërvitjes, shkenca e sportit dhe zhvillimi i performancës sportive.
Pjesëmarrja e trajnerit Bytyqi përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional të trajnerëve tanë dhe për sjelljen e njohurive moderne në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh mirënjohje të veçantë për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen dhe përkrahjen në këtë proces. Investimi në edukimin e trajnerëve është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të basketbollit në vend.