05/03/2026
Bora shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Rahoveci 029 me rezultat 77:85 (21:27, 22:27, 11:16, 23:15).
Përballja ishte në kuadër të javës së 22-të dhe mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat. Mysafirët ishin më të mirë në 30 minutat e parë të ndeshjes, derisa vendasit tentuan të rikthejnë rezultatin në favor të tyre në dhjetë minutat e fundit, por pa sukses.
J'von Mccorrmick ishte më i dalluari te vendasit me 27 pikë e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Shaquan Jules 14 pikë e tetë kërcime dhe Rrezart Memedi me 20 pikë.
Rahoveci 029 mbetet në vendin e fundit me shtatë fitore e 15 humbje, kurse Bora forcon vendin e tretë me 12 fitore e dhjetë humbje.