03/03/2026
ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante.
Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, GO+ Pejës dhe Trepçës. Sfida pritet të jetë interesante, ashtu si përballjet tjera ndërmjet këtyre dy skuadrave. Skuadra verdhezi ka dhjetë fitore e 11 humbje, derisa ajo mitrovicase është në vendin e parë me 18 fitore e tri humbje.
Ndeshje shumë e rëndësishme është ajo mes Rahoveci 029 dhe Borës. ‘Vreshtarët’ janë në vendin e tetë me shtatë fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me 11 fitore e dhjetë humbje.
Të enjten do të ndeshen Bashkimi dhe Vëllaznimi, dy skuadra që kërkojnë fitoren në këtë përballje. Prizrenasit kanë 11 fitore e shtatë humbje, kurse kuqezinjtë tetë fitore e 13 humbje.
Sfida e baraspeshuar dhe interesante shihet ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra jo në formën më të mirë këtë edicion me tetë fitore e 13 humbje.
ProCredit Superliga-Java 22
E mërkurë
19:30 Rahoveci 029 - Bora
19:30 GO+ Peja - Trepça
E enjte
19:30 Bashkimi - Vëllaznimi
19:30 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli