Vlora Braha pjesëmarrëse në takimin më të madh evropian të SPOC-ut

Vlora Braha pjesëmarrëse në takimin më të madh evropian të SPOC-ut

02/03/2026

Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC Person) në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë pjesë në Takimin e katërt për SPOC Personat të organizuar nga FIBA në Sofje të Bullgarisë, nga 22 deri më 24 shkurt.

Braha ka marrë pjesë edhe në tri takimet e mëhershme, duke fituar dhe ndarë përvojë si Zyrtare për Integritet.

Gjatë ditës së parë të takimit të Sofjes, fokusi ishte në praktikat më të mira për të identifikuar dhe luftuar manipulimin e ndeshjeve, bastet sportive dhe manipulimin e garave. Pati gjithashtu studime rastesh nga Çekia, Rumania dhe Hungaria.

Ndërkohë, dita e dytë iu kushtua pothuajse tërësisht Safeguarding, që përbën një segment të madh të fushëveprimit të secilit SPOC.

Programi SPOC u prezantua në vitin 2022 dhe u kërkon Federatave Kombëtare në të gjitha rajonet të caktojnë një pikë të vetme kontakti me FIBA-n.

Synon të rrisë ndërgjegjësimin për rregulloret që lidhen me integritetin dhe të krijojë një platformë për raportimin e çdo shkeljeje.

Në këtë takim morën pjesë 41 delegatë nga pothuajse të gjitha Federatat Kombëtare në Evropë, duke thyer rekordin e Bratislavës ku morën pjesë 34 delegatë.

Takimi i parë i SPOC zyrtarëve ishte organizuar në Munih, i dyti në Athinë dhe i treti në Sllovaki.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners