Nderohet ylli i Kosovës, Astera Tuhina

Nderohet ylli i Kosovës, Astera Tuhina

02/03/2026

Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, ka përmbyllur sezonin e rregullt në NCAA me skuadrën e Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë e veçantë të Senior Day.

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, Oregon u përballë me Washington Huskies, ku Tuhina kontribuoi me një treshe të rëndësishme, duke lënë sërish gjurmë në parket.

Edhe pse sfida përfundoi me humbje të ngushtë 70-69 për Ducks, vëmendja ishte e përqendruar te ceremonia emocionuese e nderimit të senioreve.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Oregon do të vazhdojë garën në Big Ten Women's Basketball Tournament, ku Ducks futen si ekipi i renditur i 11-ti dhe do të përballen me Purdue Boilermakers në raundin e parë.

Për Tuhinën, ky sezon përfaqëson një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj universitare në SHBA, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Oregonin, por edhe Kosovën në një nga konferencat më të forta të basketbollit universitar amerikan.

Astera është pjesë e Kosovës A, e më pas ka qenë pjesë e grupmoshave, derisa është një lojtare me të ardhme të ndritur.

Kujtojmë se Astera në vitin 2022 ka përfaqësuar Kosovën në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, duke hyrë në Top 5 të kampionatit.

Astera vazhdon të jetë një nga ambasadoret më të mira të basketbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners