27/02/2026
Kosova është e gatshëm për sfidën ndaj Sllovakisë, që zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Dardanët kanë stërvitur maksimalisht nga dita e diel për të qenë të gatshëm për këtë duel.
Në grumbullim kanë qenë 13 basketbollistë, derisa nga lista është larguar Bardh Istrefi.
Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, që nuk kanë qenë të grumbulluar.
Ndeshje është e vlefshme për parakualifikueset e FIBA EuroBasket 2029.
Kosova dhe Sllovakia kanë nga një fitore ndaj Shqipërisë.
12-shja e Kosovës
Valon Bunjaku
Divine Myles
Jon Ismajli
Musab Mala
Dardan Kapiti
Gëzim Morina
Mikaile Tmusic
Arian Qallaku
Samir Zekiqi
Muhamedali Janjeva
Lis Shoshi
Erjon Kastrati
Përzgjedhës: Bujar Loci, ndihmëstrajnerë Andin Rashica dhe Petrit Zeqiri.