Biletat në shitje për ndeshjen Kosova-Sllovakia

Biletat në shitje për ndeshjen Kosova-Sllovakia

23/02/2026

Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova - Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.

Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.

Kosova dhe Sllovakia do të përballen të premten në Prizren nga ora 19:00. Të dy kombëtaret e kanë nisur kampanjën me fitore ndaj Shqipërisë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners