Laureatët nga KOK-u, FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë”

Laureatët nga KOK-u, FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë”

22/02/2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025”.

Në këtë mbrëmje shumë të veçantë janë nderuar më të mirët e vitit të kaluar, ku ishin shumë pjesëmarrës nga komuniteti sportiv, si dhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Federata e Basketbollit e Kosovës është nderuar me çmimin “Arritje të Veçantë” për organizimin e kualifikimeve për FIBA 3x3 Europe Cup dhe Kampionati Evropian për Divizionin C për vajzat U18.

Çmimi e pranoi Adriatik Rraci, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve në FBK.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, njëherësh nën president i KOK-ut ka ndarë disa çmime në këtë mbrëmje gala.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës morën pjesë edhe Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore dhe Aulona Muhadri, anëtare e Bordit të FBK-së.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners