Cheese shpërthen me 32 pikë, Bora e mposht Bashkimin 86-71

Cheese shpërthen me 32 pikë, Bora e mposht Bashkimin 86-71

21/02/2026

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë sidomos në pjesën e dytë.

Skuadra nga Prishtine, Bora e nisi mirë takimin dhe e mbylli çerekun e parë në epërsi 20-14, duke mos e lënë Bashkimin të gjejë qetësinë në sulm. Diferenca u menaxhua me kontroll gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa çereku i fundit vulosi fitoren: Bora shënoi disa goditje të mëdha nga distanca dhe e çoi epërsinë deri në 18 pikë, për ta mbyllur pa stres rezultatin final 86-71.

Njeriu i ndeshjes ishte pa dyshim T. Cheese, i cili “shpërtheu” nga banka me 32 pikë duke qenë arma kryesore e Borës në momentet kur duhej thyer rezistenca e vendasve. Ndihmë të madhe dha edhe A. Hunter me 16 pikë dhe 4 asistime, si dhe R. Memedi me 12 pikë, ndërsa S. Jules kontribuoi me 11 kërcime dhe energji në të dyja anët e parketit.

Te Bashkimi, më efikasit ishin L. Zeqiri me 18 pikë dhe K. Wooten me 13 pikë, por skuadra prizrenase nuk arriti ta mbajë ritmin ofensiv të Borës, sidomos përballë përqindjes së lartë të mysafirëve nga distanca dhe kontributit të madh të bankës.

Në fund, Bora e mbylli ndeshjen me meritë dhe me autoritet, duke marrë një fitore të pastër 86-71 ndaj Bashkimit.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners