Fitore jetike për Vreshtarët

Fitore jetike për Vreshtarët

21/02/2026

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në javën e 21-të të ProCredit Superligës.

Sfida në Rahovec ishte shumë interesante dhe dramatike, duke përfunduar me fitoren e vendasve, që tani janë vetëm një pikë larg therandasve.

Më i miri te vendasit ishte Kentrell Pullian me 29 pikë, katër kërcime e pesë asistime, derisa te mysafirët më i mirit ishte Scott Bamforth me 28 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Rahoveci 029 ka shtatë fitore e 14 humbje, kurse Golden Eagle Ylli numëron tetë fitore e 13 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners