21/02/2026
Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me shifrat 74:85 (16:28, 15:20, 21:18, 22:19), në javën e 21-të të ProCredit Superligës.
Kuqezinjtë nga fillimi deri në fund ishin në epërsi për të fituar me meritë në fund. Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 16:28, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 15:20, për të shkuar në pushim me shifrat 31:47. Përkundër tentimeve nga vendasit, kuqezinjtë menaxhuan epërsinë dhe fituan 74:85.
Më i miri te vendasit ishte Cesare Edwards me 21 pikë e 15 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Jericole Hellems me 37 pikë e shtatë kërcime.
GO+ Peja pas 21 xhirosh numëron 10 fitore e 11 humbje, derisa Vëllaznimi tetë fitore e 13 humbje.