E pesta radhazi për Trepçën

E pesta radhazi për Trepçën

19/02/2026

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi. Mitrovicasit në superfinalen e zhvilluar në Rahovec kanë fituar ndaj Bashkimit 91:72 (16:19, 27:22, 22:12, 26:19).

Përballja në Rahovec ka qenë spektakël i basketboll, me dy tifozeritë që krijuan super atmosferë.

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, por dallimi i madh u bë në periodën e tretë, 22:12 për mitrovicasit, që ruajtën epërsinë deri në fund për të fituar 91:72.

Pas ndeshjes janë nderuar gjyqtarët e ndeshjes dhe vëzhguesi i ndeshjes nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe basketbollit 3x3 në FBK.

Medaljet e argjendta u ndan nga Shaqir Totaj Kryetar i KK së Prizrenit, Adriatik Rraci zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Artan Kurti, Nënkryetar i FBK-së, derisa medaljet e arta nga Faton Peci, Kryetar i KK Mitrovicës, Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës dhe Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit.

MVP i finales është shpallur Mustapha Amzil i Trepçës, që përfundoi ndeshjen me 22 pikë e 12 kërcime, derisa çmimi iu dorëzua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Sportit, Blerim Gashani dorëzuan trofeun e Kupës për kapitenin e Trepçës, Anes Gashi.

Kjo ishte hera e pestë radhazi që Trepça fiton Kupën, e nënta në përgjithësi.

Duhet theksuar se mes pjesëve me mirënjohje Post Mortum është nderuar Z. Agim Dushi, ku familjari i tij ka pranuar mirënjohjen nga Faton Kurshumlija.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners