Një mesazh për finalen e Kupës së Kosovës dhe vlerat e sportit nga Kryetari i FBK-së

Një mesazh për finalen e Kupës së Kosovës dhe vlerat e sportit nga Kryetari i FBK-së

18/02/2026

Në prag të finales së Kupës së Kosovës, në emrin tim personal dhe në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kam kënaqësinë dhe nderin të përgëzoj KB Trepça dhe KB Bashkimi për arritjen e tyre të merituar në këtë fazë kulmore të garës.

Arritja në finale është rezultat i drejtpërdrejtë i punës së strukturuar, disiplinës sportive, profesionalizmit organizativ dhe standardeve konkurruese që ekipet tuaja kanë demonstruar gjatë këtij sezoni. Ju përfaqësoni nivelin më të lartë të basketbollit tonë dhe kontribuoni drejtpërdrejt në zhvillimin dhe afirmimin e sportit në Kosovë.

Finalet janë momente që përcaktojnë jo vetëm fituesin e një trofeu, por edhe karakterin sportiv, integritetin dhe kulturën konkurruese të atyre që marrin pjesë. Jam i bindur se kjo ndeshje do të zhvillohet në nivelin më të lartë të cilësisë sportive, respektit reciprok dhe fair-play-it, duke ofruar një spektakël dinjitoz për të gjithë sportdashësit.

Ju uroj të dyja skuadrave suksese të plota dhe një paraqitje që reflekton vlerat më të mira të basketbollit, profesionalizëm, respekt, përgjegjësi dhe konkurrencë të ndershme.

Le të jetë kjo finale një festë e sportit, një manifestim i meritës sportive dhe një moment krenarie për basketbollin e Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners