Takimi i Komitetit Drejtues të projektit SHOOTER në Prishtinë

Takimi i Komitetit Drejtues të projektit SHOOTER në Prishtinë

16/02/2026

Më 18 dhe 19 shkurt, në Prishtinë do të mbahet takimi i Komitetit Drejtues me të gjithë partnerët e projektit, ku do të diskutohet progresi i deritanishëm dhe do të planifikohen hapat e ardhshëm për realizimin e projektit SHOOTER.

Gjatë këtij takimi, partnerët do të shqyrtojnë zhvillimet e fundit dhe do të planifikojnë mënyrat për modernizimin e menaxhimit të basketbollit përmes mjeteve digjitale, duke avancuar drejt realizimit të qëllimeve të projektit.

Projekti SHOOTER, i udhëhequr nga Federata e Basketbollit të Katalonisë, realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë, Kosovës partneri teknologjik Optimal Way dhe përkrahet nga Erasmus.

Ky projekt ka për qëllim pajisjen e federatave të basketbollit në Evropë me mjete dhe aftësi dixhitale, duke përmirësuar profesionalizmin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë mjedisore në menaxhimin e tyre.

Në kuadër të SHOOTER, do të krijohet një sistem menaxhimi i ri, i bazuar në një Toolbox Dixhital gjithëpërfshirës, që do të lehtësojë kalimin nga metodat tradicionale drejt një qasjeje dixhitale më të avancuar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners