Kampionët vazhdojnë me fitore

Kampionët vazhdojnë me fitore

15/02/2026

Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77.

‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku fituan çerekun e parë 28:12, e më pas ruajtën epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurt, gjë që edhe ndodhi, për të fituar në fund 86:77.

Te vendasit Drilon Hajrizi ishte më i miri ka 24 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 19 pikë e pesë asistime.

Trepça pas 20 ndeshjeve, ka 17 fitore e tri humbje, derisa Rahoveci 029 numëron gjashtë fitore e 14 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners