15/02/2026
Vizita e trajnerëve Shemsedin Bytyqi, Zyrije Pireva, Arbër Rushiti dhe Anesa Korqa po bëhet në kuadër Coaches Observation Trip nga YDF (Youth Development Fund),që është një vizitë studimore dhe praktike për trajnerë, e organizuar në kuadër të programit zhvillimor të FIBA për vendet pjesëmarrëse si Kosova, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo është mundësuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që ka për synim zhvillimin për trajnerët vendorë dhe edukimin e tyre.
Trajnerë do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja me ata të huaj, si dhe të ndjekin seminaret e basketbollit.
Çfarë është konkretisht?
Është një udhëtim profesional për trajnerë, ku ata shkojnë në një shtet tjetër (zakonisht me sistem më të avancuar zhvillimi) për të:
• Vëzhguar seanca stërvitore live (U14 / U16)
• Ndjekur metodologjinë e trajnerëve lokalë
• Analizuar planifikimin e stërvitjes
• Diskutuar me staf teknik dhe drejtues akademish
• Shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira
Qëllimi kryesor
• Rritja e kapaciteteve të trajnerëve
• Transferimi i njohurive në vendin e tyre
• Standardizimi i metodologjisë sipas kornizës së FIBA-s