14/02/2026
Bora ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69-74, në një përballje ku skuadra mysafire tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare të takimit.
Ndeshja ishte e fortë që nga fillimi, me vendasit që tentuan të kontrollonin ritmin, por Bora arriti të krijojë epërsi gjatë pjesës së tretë, duke e çuar diferencën deri në 15 pikë. Ylli reagoi në çerekun e fundit dhe e ngushtoi ndjeshëm rezultatin, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në minutat e fundit, por mysafirët ruajtën avantazhin dhe administruan mirë posedimet vendimtare.
Te Bora u dallua S. Jules me 21 pikë me përqindje perfekte nga loja (9/9), duke qenë faktor kyç në fazën ofensive. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Amin Hot me 15 pikë, ndërsa A. Hunter shtoi 13 pikë dhe organizoi mirë lojën e skuadrës.
Në anën tjetër, për Golden Eagle Yllin më efikasi ishte T. Smith me 18 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Erjon Kastrati realizoi 13 pikë. Megjithatë, përqindja e ulët e realizimit nga distanca ndikoi që vendasit të mos përmbysnin epërsinë e mysafirëve në fund.
Në përfundim, Bora u largohua nga Suhareka me fitore 69-74, duke siguruar një sukses të rëndësishëm në transfertë.