Bashkimi, sërish fiton Kupën te femrat

Bashkimi, sërish fiton Kupën te femrat

13/02/2026

Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës te femrat.

Në një super finale të zhvilluar në Prizren, vashat pejane kanë mundur Peja 03 me shifrat 61:70.

Dallimi i madh dhe vendimtar në këtë përballje u bë në periodën e tretë, që përfundoi 11:22 për kampionet e Kosovës, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të triumfuar me nëntë pikë dallim.

Trofeun e Kupës së Kosovës e kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri.

MVP e Kupës është shpallur Alexis Mead e Bashkimit, çmim që iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Mead e mbylli ndeshjen finale me 28 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

Medaljet e arta i kanë ndarë anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu dhe Drejtoresha e Sportit në Komunën e Prizrenit, Ajlin Shishko, ndërsa medaljet e argjendta Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci dhe Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Granit Rugova.

Po ashtu janë nderuar me mirënjohje gjyqtarët e ndeshjes finale dhe vëzhguesja Vlora Braha, derisa mirënjohjet i ka ndarë Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners