13/02/2026
Sonte është dita e finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Peja 03 dhe Bashkimit.
Finalja do të zhvillohet nga ora 19:00 në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku po zhvillohet Final 4 i Kupës së Kosovës te femrat, derisa transmetohet në Art Motion.
Në gjysmëfinale, Peja 03 dominoi ndaj United Basketball nga fillimi deri në fund, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment dhe kështu ndodhi, duke triumfuar 96:60.
Ndërkohë, Bashkimi po ashtu shënoi fitore bindëse ndaj Prishtinës 92:60, për tu kualifikuar sërish në finale, për të kërkuar të mbrojë këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.
Vashat prizrenase e ka fituar nëntë herë këtë trofe, duke përfshirë në tri edicionet e fundit dhe kërkon që të vazhdojë traditën, kurse skuadra pejane e dëshiron këtë trofe për herë të parë në histori të klubit.
Në përgjithësi te femrat, Prishtina e ka fituar 12 herë Kupën e Kosovës, duke përfshirë edhe vashat e Universitetit të Prishtinës, që kanë triumfuar shtatë herë, ndërsa Penza e ka fituar gjashtë herë.