08/02/2026
Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84 (13:25, 23:23, 23:21, 27:15), në një përballje dramatike dhe shumë interesante.
Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi (28:45), por e humbën në çastet vendimtare, vendasit ishin më të vëmendshëm për këtë fitore shumë të rëndësishme.
Kjo ishte fitorja e parë për ‘Vreshtarët’ pas shtatë humbjeve radhazi, por mjaft e rëndësishme.
Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e 13 humbje.
Te vendasit u dalluan Kentrell Pullian me 32 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, J'von Mccormick me 20 pikë dhe Bardh Rexha me 13 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Jericole Hellems me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Derrick Wilson dhe Ziggy Reid me nga 15 pikë.