08/02/2026
GO+ Peja fitoi sfidën shumë interesante në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 78:82 (22:21, 20:13, 15:26, 21:22), në një përballje ku verdhezinjtë ishin duke humbur deri në 12 pikë.
Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 19-të të ProCredit Superligës.
Bardhekaltrit e filluan fuqishëm ndeshjen me një seri prej 10:0, por më pas u rikthyen verdhezinjtë, duke barazuar rezultatin në 21:20, derisa çereku i parë përfundon 22:21. Megjithatë, kryeqytetasit sërish u shkëputën, duke arritur epërsi deri në 12 pikë, 40:28, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:34.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku mysafirët u rikthyen fuqishëm dhe përmbysën shifrat, madje, duke pasur deri në dhjetë pikë epërsi, 67:77, derisa në fund triumfuan 78:82.
Adrio Bailey ishte më i miri te vendasit me 25 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Musab Mala me 22 pikë e shtatë kërcime.
Sigal Prishtina ka tetë fitore e 11 humbje, derisa GO+ Peja dhjetë fitore e nëntë humbje.