Përmbysje e Portokallezinjëve

Përmbysje e Portokallezinjëve

04/02/2026

Bashkimi triumfoi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.

Prizrenasit ishin duke humbur deri në 11 pikë, por në fund arritën të triumfojnë me 16 pikë dallim, 83:67 (14:20, 18:19, 27:13, 24:15).

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 23:34, derisa pjesa e parë përfundoi 32:39 për kryeqytetasit. Portokallezinjtë në pjesën e dytë ishin shumë më të mirë dhe bën përmbysjen, duke fituar me 16 pikë epërsi, 83:67.

Te vendasit, Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e tetë kërcime, Isaiah Cousins shtoi 19 pikë, derisa Dequon Lake 15 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Eljah Clarance me 20 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime dhe Altin Morina me 15 pikë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në kryeqytet, ku do të vendoset se kush do të kalojë tutje.

Prizrenasit kanë epërsi prej 16 pikëve, derisa bardhekaltrit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me 17 e më shumë pikë dallim.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners