Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

02/02/2026

E nderuara familja Fazliu,

 

I dashur komunitet i basketbollit,

 

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Fazli Fazliut.

 

Ai ka qenë drejtues i KB Drita në kohën e saj të artë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për basketbollistin gjilanas, por edhe basketbollin e Kosovës.

 

Fazliu ka qenë edhe anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

 

Ai po ashtu ka kontribuuar edhe në basketbollin 3x3.

 

Fazliun do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë.

 

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu dhe gjithë komunitetin e basketbollit.



Me Respekt,

Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners