Kampionët vazhdojnë serinë pozitive

Kampionët vazhdojnë serinë pozitive

01/02/2026

Kampionia e Kosovës, Trepça ka vazhduar serinë pozitive, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 98:81 (26:16, 36:25, 16:17, 20:23), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit ishin më të mirë në këtë përballje, duke merituar fitoren dhe duke vazhduar serinë pozitive në elitë.

Dallimi u bë në pjesën e parë, ku vendasit ishin më të mirë për të shkuar në pushim me shifrat 62:41. Mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm për përmbysje, derisa në fund ‘Xehetarët’ fituan 98:81.

Kenny Hasbrouck shënoi 27 pikë për vendasit, derisa Dardan Kapiti shtoi 17 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët Scott Bamforth shënoi 20 pikë, derisa Erjon Kastrati dhe Brandon Huffman shtuan nga 19.

Trepça vazhdon në vendin e parë me 15 fitore e tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e dhjetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners