Edona Thaçi, një histori suksesi nga Kosova në WNBA

Edona Thaçi, një histori suksesi nga Kosova në WNBA

26/01/2026

Edona Thaçi, ish-basketbolliste e përfaqësueses së Kosovës, sot analiste, komentatore dhe reportere sportive, është bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA, duke shënuar një arritje të rëndësishme profesionale në karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë shqiptarja e parë komentatore në ligën elitare të basketbollit për femra WNBA.

Për Edonën, kjo arritje është shumë më tepër sesa një sukses personal. Ajo e përjeton këtë moment si shpërblim të punës së palodhshme dhe të çdo sakrifice gjatë rrugëtimit profesional që nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

Ajo shpreson që ky sukses të shërbejë si frymëzim për vajzat shqiptare që të besojnë në vetvete dhe të ëndërrojnë më shumë, veçanërisht për ato që luajnë basketboll apo synojnë një karrierë në gazetarinë sportive.

Mesazhi i saj për brezat e rinj është i qartë: të ëndërrojnë gjëra të mëdha, të jenë të durueshëm, të besojnë në vetvete dhe të mos dorëzohen kurrë, pavarësisht pengesave, tha Edona per FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës e uron Edonën për këtë sukses dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së saj profesionale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners