22/01/2026
Sonte, përfaqësuesja e Kosovës në eFIBA Season 4 zbret në fushë virtuale me një objektiv të qartë: kualifikimin për fazën tjetër të garës evropiane në eSports Basketball.
Çdo ndeshje është vendimtare dhe çdo pikë ka peshë, pasi nga kjo fazë përcaktohen ekipet që sigurojnë kalimin direkt përpara.
Në rast se kualifikimi nuk arrihet përmes grupit, gara nuk përfundon këtu:
do të zhvillohet playoff-i i fundit, ku 4 skuadrat që nuk janë kualifikuar nga grupet përkatëse do të ndeshen në sistem eliminimi dhe një ekip i vetëm do të sigurojë biletën për fazën e ardhshme.
Fokusi është maksimal. Motivimi në nivelin më të lartë.
Djemtë janë gati të japin gjithçka për Kosovën.
Na mbështesni dhe ndiqni ndeshjet ne transmetim direkt në Twitch: www.twitch.tv/e_fbk