21/01/2026
Java e dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve disa ndeshje interesante, ku ky edicion pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh përforcimet e shumta që kanë bërë skuadrat, si dhe synimet që i kanë për të qenë pjesë e elitës së basketbollit.
Takimi i parë sonte është ndërmjet Borea-s dhe Kerasan-it, me të dy skuadrat që janë në mesin e renditjes. Skuadra pejane ka tri fitore e pesë humbje, ndërsa ajo prishtinase katër fitore e katër humbje.
Të enjten ndeshjen dy skuadrat e fundit në renditje, Kosovari me tetë humbje në tetë ndeshje dhe Gjakova me dy fitore e gjashtë humbje.
Istogu-KEKU është një sfidë interesante, ku të dy skuadrat synojnë “Play-off”-in e më pas hyrjen në ProCredit Superligë. Istogasit kanë katër fitore e katër humbje, ndërsa KEKU gjashtë fitore e dy humbje.
Derbi i kësaj jave zhvillohet të premten ndërmjet dy skuadrave prizrenase New Basket dhe Proton Cable Prizrenit. Të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore e një humbje dhe pritet një super përballje në Prizren.
Liga e Parë e Meshkujve-Java 10
E mërkurë
20:45 Borea - Kerasan
E enjte
17:00 Kosovari - Gjakova
17:00 Istogu - KEKU
E premte
19:30 New Basket - Proton Cable Prizreni