20/01/2026
Dy skuadrat kosovare GO+ Peja dhe Sigal Prishtina sonte kanë ndeshje të rëndësishme në Ligën ENBL.
GO+ Peja është mysafire e Iraklis në Greqi, në një sfidë mjaft të vështirë. Verdhezinjtë kanë një fitore e katër humbje, njërën me rezultat zyrtar, ndërsa skuadra greke është njëra nga më të mirat në këtë edicion me pesë fitore e një humbje.
Ndërkohë, Sigal Prishtina do të ketë një ndeshje më të lehtë. Edhe pse janë mysafirë të skuadrës estoneze Keila Coolbet, bardhekaltrit shihen si favoritë. Kryeqytetasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa Keila Coolbet shtatë humbje në shtatë ndeshje.
Ndeshjet
17:00 Iraklis – GO+ Peja
18:30 Keila Coolbet – Sigal Prishtina