Ylli fiton përballjen ndaj prishtinasve në kryeqytet

Ylli fiton përballjen ndaj prishtinasve në kryeqytet

15/01/2026

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet në kuadër të javës së 15-të të ProCredit Superligës me rezultat 94:82 (26:14, 17:30, 23:22, 28:16).

Ndeshje interesante u zhvillua në kryeqytet me therandasit që ishin më të mirë në çerekun e parë 26:14, por prishtinasit u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke bërë përmbysjen në 41:44, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 43:44. Edhe perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, derisa dhjetëminutëshi i fundit ishte vendimtar, ku therandasit ishin më të mirë dhe për të fituar në kryeqytet, duke konfirmuar formën e mirë në vitin 2026.

Te therandasit, Scott Bamforth dhe Lis Shoshi shënuan nga 20 pikë, derisa Antëan Scott kishte dhjetë pikë e 11 asistime, kurse te bardhekaltrit më i miri ishte Deondre Burns me 29 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore e nëntë humbje, derisa Sigal Prishtina shtatë fitore e tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners