23/12/2025
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me klubet dhe sponsorin gjeneral të Superligës së Meshkujve, Bankën ProCredit ka organizuar vizitën tradicionale me fëmijët e SOS Fshatit.
Dhurata për fëmijët e SOS Fshatit janë ndarë në bashkëpunim me Bankën ProCredit, KB Trepça, KB Bora dhe KB Golden Eagle Ylli.
Nga SOS Fshati kanë qenë 30 fëmijë të cilët kanë zhvilluar seanca stërvitore, duke u njohur me rregullat bazë të basketbollit.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që të jepet një mesazh dhe një shembull se, basketbolli nuk ka të bëjë vetëm me garën, por edhe me zemër, komunitet dhe përgjegjësi shoqërore.
Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm: Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, Teuta Abdullahu, Anëtare e Bordit të FBK-së, Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përfaqësuesve, basketbollistët nga KB Trepça: Anes Gashi, Burim Zekiqi, basketbollistët nga KB Bora: Jetmir Zeqiri dhe Rrezart Memedi, përfaqësues nga Golden Eagle Ylli, Arian Shala, trajnerët Shemsedin Bytyqi dhe Agnesa Robaj dhe nga Zyra Ekzekutive e FBK-së: Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive dhe Enea Hajdari, Këshilltare Ligjore.
Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon përzemërsisht të gjithë palët e përfshira në këtë aktivitet, që për qëllim pati gëzimin e fëmijëve në prag të festive të fund vitit.