20/12/2025
Federata e Basketbollit e Kosovës në një Mbrëmje Gala ka zgjedhur më të mirët e basketbollit të Kosovës për vitin që po e lëmë pas.
Dardan Berisha është shpallur më i miri të vitit 2025 te meshkujt, çmim të cilin e ka dorëzuar Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, derisa te femrat, Malvina Haziri është shpallur më e mira, çmim që iu nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Në top 5 te meshkujt ishin: Dardan Berisha, Mikaile Tmusiq, Valon Bunjaku, Don Polloshka dhe Dardan Kapiti.
Në top 5 te femrat ishin: Malvina Haziri, Aulona Muhadri, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Melisa Bilalli.
Klubi më i mirë te meshkujt u shpall Trepça, derisa Bashkimi te femrat.
Trajneri i vitit është shpallur Bujar Loci.
Shpresa e Vitit 2025 te djemtë ishte Besim Bytyqi i Bashkimit dhe Elsa Shala e KBF Peja 03.
Gjyqtari i viti u zgjodh Amar Gjekoviq për herë të parë në karrierën e tij.
Punëtori më i dalluar i vitit u shpall Rrahman Përteshi nga KBF Bashkimi.
Ambasador i basketbollit të Kosovës jashtë vendit u shpall Andin Rashica, i cili me U20M kishte arritur të renditet në top 8 të Divizionit B.
Cmimi Veterani i Vitit shkoi për Valdet Spahijën, derisa Veterenia e Vitia për Shemsije Stubllën.
Kontribuues i basketbollit për vitin 2025 u shpall fizioterapeuti i Pejës, Mazllom Jevriqi.
Gjithashtu në këtë mbrëmje u nderuan edhe të zgjedhurit nga publiku. Çmimi i Art Motion i votuar nga publiku shkoi për Mikaile Tmusiqin e Trepcës, kurse çmimi i Kujtesës i votuar nga publiku te femrat shkoi për Agnesa Rrahmanin e Prishtinës.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në këtë mbrëmje gala ka falënderuar të gjithë sponsorët dhe donatorët për ndihmën e jashtëzakonshme për basketbollin e Kosovës, derisa theksoi se është shumë i nderuar, që po i shpërblejnë më të mirët e vitit.