19/12/2025
GO+ Peja fitoi derbin e kësaj xhiro ndaj Sigal Prishtinës, ku shkëlqeu Skyler Flatten.
Basketbollisti verdhezi e mbylli ndeshjen me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, duke pasur indeksin 38, apo më të lartin në këtë ndeshje dhe javën e 12-të të ProCredit Superligës.
Ai u ndihmua nga Alan Herndon me dyshifror të dyfishtë, 14 pikë e 11 kërcime, si dhe katër asistime.
Bashkimi u kthye te fitoret, duke mundur Golden Eagle Yllin, ku te prizrenasit u dallua Kyan Anderson me 22 pikë, katër kërcime e tetë asistime.
Brenda 48 orëve, Trepça mundi dy herë Borën, derisa në ndeshjen e fundit te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 20 pikë, tri kërcime dhe një asistim.
Fitore shumë të vlefshme shënoi Vëllaznimi ndaj Rahoveci 029, ku te kuqezinjtë më i miri ishte i zakonshmi Jericole Hellems me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.
MVP
Skyler Flatten (GO+ Peja) 21 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 38 indeksi
Top 5
Skyler Flatten (GO+ Peja) 21 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 38 indeksi
Alan Herndon (GO+ Peja) 14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi
Kyan Anderson (Bashkimi) 22 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 26 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 18 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi