Sonte, Nata e Yjeve për basketbollin e Kosovës

Sonte, Nata e Yjeve për basketbollin e Kosovës

19/12/2025

Sonte është Gala Mbrëmja e Basketbollit të Kosovës. Në këtë event shumë të rëndësishëm do të nderohen më të mirët e basketbollit për vitin që po e lëmë pas.

“Laureatët 2025” do të mbahet në Hotel “Courtyard by Marriott Prishtina”, ku pritet të jetë një mbrëmje speciale.

Në Mbrëmjen e Yjeve do të nderohen më të mirët e vitit 2025, si Basketbollisti më i mirë i vitit, Basketbollistja më e mirë, Top 5 në të dyja konkurrencat. Gjithashtu do të nderohen Klubet më të mira te meshkujt dhe femrat. Po ashtu do të ketë çmime për Shpresat e Vitit, si dhe Trajnerin e Vitit, e si zakonisht edhe Gjyqtari i Vitit e Kontribuuesi i basketbollit.

Po ashtu do të ketë çmim për Ambasadorin e basketbollit të Kosovës jashtë vendit. 

Çmime speciale dhe shumë të rëndësishme janë edhe për Veteranët, duke i nderuar që kanë dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Në këtë event shumë të rëndësishëm do të marrin pjesë zyrtarët e FBK-së, sponsorët, partnerët, përfaqësues të klubeve në vendin tonë, basketbollistë e basketbolliste dhe përfaqësues nga komuniteti i basketbollit në vendin tonë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners