‘Vreshtarët’ me fitore të madhe ndaj pejanëve

‘Vreshtarët’ me fitore të madhe ndaj pejanëve

14/12/2025

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Sfida në Rahovec ishte mjaft interesante, ku pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar. Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar 23:24, derisa vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:41. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, 26:14, ndërsa ‘Vreshtarët’ në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 83:71.

Te vendasit u dalluan Fisnik Rugova me 25 pikë e 11 kërcime dhe Kentrell Pullian me 25 pikë, derisa te mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 22 pikë.

Rahoveci 029 ka pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa GO+ Peja ka shtatë fitore e katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners