Fitorja e katërt radhazi për Borën

Fitorja e katërt radhazi për Borën

13/12/2025

Bora po kalon në formë shumë të mirë në ProCredit Superligë. Skuadra prishtinase regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 81:68 (22:15, 17:22, 20:15, 22:16).

Sfidë në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku vendasit e fituan çerekun e parë 22:15, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën shpejt në periudhën e dytë 17:22 për të shkuar në pushim me rezultat 39:37. Megjithatë, prishtinasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, ku fituan periodën e tretë 20:15 dhe dhjetëminutëshin e fundit 22:16, për të triumfuar në fund 81:68.

Te vendasit Amin Hot kishte 16 pikë e shtatë asistime, ndërsa Jetmir Zeqiri dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse Jericole Hellems kishte 19 pikë te mysafirët.

Bora ka pesë fitore e pesë humbje, derisa Vëllaznimi tri fitore e tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners