JR NBA Kosova po vazhdon me edicionin e katërt radhazi

JR NBA Kosova po vazhdon me edicionin e katërt radhazi

09/12/2025

Për vitin e katërt radhazi po vazhdon edicioni i JR NBA Kosovës, duke ofruar ndeshje interesante dhe me emocione të mëdha.

JR NBA Kosova realizohet ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.

Në këtë garë marrin pjesë 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-12 vjeç, që janë të ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione. 

Garat po zhvillohen në regjionet e Kosovës, Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren.‍

Ky projekt ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e dytë, që solli shumë përballje interesante.

Fotografitë janë nga gara e mbajtur në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë në Prishtinë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners