Eventi i përzgjedhjes së ekipit të Kosovës për eFIBA Season 4 u mbajt, suksesi i radhës i Kosovës!

Eventi i përzgjedhjes së ekipit të Kosovës për eFIBA Season 4 u mbajt, suksesi i radhës i Kosovës!

08/12/2025

Dje, më 7 dhjetor 2025, në TechPark Prishtina u mbajt eventi përzgjedhës për përzgjedhjen e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në eFIBA Season 4 (NBA 2K).

Shumë të rinj që kishin aplikuar, erdhën nga qytetet të ndryshme të Kosovës për të shfaqur aftësitë e tyre, duke garuar në formatin MyCareer Pro AM 5v5, me qëllim që të sigurojnë vendin në ekipin përfaqësues të eBasketball.

Performanca, loja ekipore dhe përkushtimi i tyre lanë përshtypje shumë pozitive.

Për më tepër, Federata testoi edhe disa lojtarë nga diaspora, duke e bërë këtë proces pjesë të strategjisë për zgjerimin dhe forcimin e komunitetit të esports basketball në vend.

Ekipi final i përzgjedhur do të njoftohet së shpejti!

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe dhanë maksimumin.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners