Loci: Nuk ishte fitore e lehtë ndaj Shqipërisë

Loci: Nuk ishte fitore e lehtë ndaj Shqipërisë

01/12/2025

Pas ndeshjes së parë zyrtare Shqipëri-Kosovë, kanë folur përzgjedhësit e dy kombëtareve.

Bujar Loci i Kosovës ka thënë se fitorja nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht Loci foli për fitoren ndaj kuqezinjve. “Këta djem janë lojtarët më të mirë që i kemi në Kosovë. Kanë cilësi të madhe, këtë e dëshmuan edhe sonte. Por, në përgjithësi 12 lojtarë kanë dhënë energji, na kanë motivuar shumë sonte dhe ia arritëm qëllimit për fitore”, theksoi Loci në fillim.

Ai kujtoi edhe ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar në Shqipëri, sidomos më 1996, në kushte shumë të rënda. “Më herët kam luajtur në kushte shumë të vështira, duke kaluar edhe kufirin ilegalisht, derisa tani luajmë në kushte shumë më të mirë. Federata e Basketbollit e Kosovës na ofron kushte shumë më mira, jo vetëm në nivel ballkanik, por edhe evropian, e neve na mbetet që këtë ta dëshmojmë në fushë”.

Kosova dhe Sllovakia kanë nga një fitore, kurse Shqipëria dy humbje në dy ndeshje. “Kemi gjasa për vendin e parë, megjithatë është shumë herët të flasim tani. Nuk ka qenë fitore e lehtë ndaj Shqipërisë, pasi për 40 minuta kemi luftuar për fitore”, deklaroi Bujar Loci pas ndeshjes për RTSH dhe ArtMotion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners