Fitore bindëse e Kosovës

Fitore bindëse e Kosovës

30/11/2025

Kosova fitoi përballjen e parë zyrtare ndaj Shqipërisë me rezultat 84:99, takim që u zhvillua në Shkodër.

Kosova e nisi ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishte dominues, duke e fituar këtë pjesë. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku vetëm sa ngritën epërsinë për të shkuar në pushim me shifrat 28:44.

Edhe në pjesën e dytë, Kosova e ruajti epërsinë, duke shkuar deri në 21 pikë, derisa në fund triumfuan me shifrat 84:99.

Dardan Berisha ishte i jashtëzakonshëm me 35 pikë e gjashtë kërcime, derisa Erjon Kastrati shënoi 21 pikë, kurse Drilon Hajrizi 15.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës nga ndeshja e parë e zhvilluar, aq sa ka edhe Sllovakia, derisa Shqipëria numëron dy humbje.

Ndeshja ishte e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners