Dardanët përballë kuqezinjve

Dardanët përballë kuqezinjve

30/11/2025

Sonte zhvillohet ndeshja e parë zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll. Pas shumë sfidave miqësore përballja zyrtare zhvillohet nga ora 18:00 në Shkodër dhe transmetohet në ArtMotion.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të parakualifimeve për FIBA EuroBasket 2029, ku në këtë grup bën pjesë edhe Sllovakia.

Për Dardanët kjo është ndeshja e parë e misionit të kualifikimit, derisa ditë më parë, Sllovakia fitoi ndaj Shqipërisë 73:63. Vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikohet tutje.

Kosova për pesë ditë me radhë ka stërvitur në Prizren, derisa të shtunën ka zhvilluar seancën e parë në Shkodër.

Basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të nisur kampanjën kualifikuese me fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners