Superkupa e Femrave në Pejë

Superkupa e Femrave në Pejë

28/11/2025

Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat do të organizohet në Pejë. Pas shpalljes së konkursit nga Federata e Basketbollit të Kosovës, është caktuar që KBF Peja të jetë të jetë organizatore e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave.

KBF Peja është organizatore me ndeshjet që do të zhvillohen më 2, 4 dhe 6 dhjetor.

Më 2 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale: Penza vs. Junior 06 dhe Prishtina vs. United Basketball.

Më 4 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ku Bashkimi pret fituesin e ndeshjes Penza – Junior 06, kurse Peja 03 pret fituesin e ndeshjes Prishtina - United Basketball.

Finalja do të zhvillohet të shtunën, më 6 dhjetor nga ora 14:30.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të transmetohen në Art Motion.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners