27/11/2025
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar aktivitetin e radhës në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”, që ka për qëllim masivizimin dhe promovimin e vajzave në basketboll.
Eventi shumë i rëndësishëm është mbajtur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Istog.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it.
Afër 100 vajza kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, duke e masivizuar këtë event.
Para vajzave është folur për rëndësinë që ka basketbolli në jetën e tyre, fuqizimin dhe zhvillimin e tyre për të ardhmen.
Projekti Her World, Her Rules synon të inkurajojë dhe të promovojë përfshirjen e vajzave dhe grave në basketboll.
Duke ofruar trajnime dhe mundësi të reja, FBK synon të krijojë një mjedis mbështetës dhe motivues për basketbollistet.
FBK është pjesë e këtij Projekti nga viti 2018.