Federata e Basketbollit e Kosovës lanson bashkëpunimin e ri strategjik me kompaninë globale PEAK

Federata e Basketbollit e Kosovës lanson bashkëpunimin e ri strategjik me kompaninë globale PEAK

18/11/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kënaqësi të veçantë, ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare me kompaninë ndërkombëtare sportive PEAK, e cila nga sot bëhet Partneri Teknik Zyrtar dhe furnizuesi ekskluziv i pajisjeve sportive të Përfaqësueseve të Kosovës dhe të gjitha grupmoshave të saj.

Ky bashkëpunim shumëvjeçar, i cili fillimisht është nënshkruar për një periudhë katërvjeçare paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve profesionale dhe prezantimit të Kosovës me identitet modern e cilësor në arenën ndërkombëtare të basketbollit.

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të zyrtarizohet në ndeshjen e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, ku ekipi i Kosovës do të zbres në parket të veshur me pajisjet e reja të PEAK, në përballjen Shqipëri–Kosovë më 30 nëntor 2025.

FBK shpreh vlerësimin dhe besimin e plotë në këtë partneritet, i cili garanton pajisje të standardeve më të larta profesionale për Përfaqësueset A dhe të gjitha ekipet e reja, për të dyja konkurrencat. Ky bashkëpunim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës, imazhit dhe përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në çdo garë ndërkombëtare.

PEAK i bashkohet familjes së basketbollit të Kosovës, duke sjellë përvojën e saj globale dhe teknologjinë e avancuar të prodhimit të pajisjeve sportive, në shërbim të zhvillimit të sportit tonë kombëtar.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners