Java e gjashtë e ProCredit Superligës solli shumë përballje interesante.
Bashkimi fitoi derbin ndaj GO+ Peja, duke mbetur skuadra e vetme e pamposhtur në elitë.
Kyan Anderson ishte më i dalluari në derbi me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP.
Ai u ndihmua nga qendra Dequon Lake me 14 pikë e shtatë kërcime.
Trepça fitoi si vendas ndaj Rahoveci 029, ku më i dalluari te ‘Xehetarët’ ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Sigal Prishtina u rikthye te fitore, duke mundur Vëllaznimin në Gjakovë, ku te bardhekaltrit më i miri ishte Adrio Bailey me 25 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Tyler Cheese debutoi te Bora me 26 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.
MVPKyan Anderson (Bashkimi) 16 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 24 indeksi
Top 5Kyan Anderson (Bashkimi) 16 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 24 indeksi
Dequon Lake (Bashkimi) 14 pikë, 7 kërcime, / asistime, 23 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 25 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 30 indeksi
Adrio Bailey (Sigal Prishtina) 25 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi
Tyler Cheese (Bora) 26 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi