10/11/2025
Në Gjakovë nga 11 deri më 16 nëntor do të zhvillohet turneu i FIBA YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat.
Pjesë e këtij turneu shumë të rëndësishëm është edhe Kosova, derisa shtetet tjera në këtë Projekt është Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Para fillimit të garave, trajneri Egzon Uka ka shpallur listën me 12 lojtarë.
Kosova më 12 nëntor do të përballet me Bullgarinë, derisa një ditë më pas me Maqedoninë Veriore. Më 15 nëntor do të ndeshen me Turqinë, kurse në ditën e fundit me Rumaninë.
12shja e Kosovës U14M
Art Nesushta
Trim Demaliaj
Menar Misini
Erlis Mekolli
Leon Lyta
Endi Gashi
Lejth Robeli
Mal Shala
Artur Bejiqi
Riyad Gashi
Blendi Rexha
Amar Haxha
Trajner: Egzon Uka