Bashkimi, i pamposhtur në ProCredit Superligë

Bashkimi, i pamposhtur në ProCredit Superligë

09/11/2025

Bashkimi shënoi fitoren e pestë në pesë ndeshje në ProCredit Superligë. Portokallezinjtë fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 64:74 (12:16, 15:17, 14:20, 23:21), në takimin e zhvilluar në Prizren.

Prizrenasit në pjesën e parë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar çerekun e parë 12:16 dhe atë të dytë 15:17, për të shkuar në pushim me shifrat 27:33.

Portokallezinjtë e nisën mirë edhe pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë ku ishin shumë më të mirë 14:20, derisa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e fundit, por pa pasur shumë dallim, me prizrenasit që triumfuan në fund me dhjetë pikë dallim.

Te therandasit u dallua Trevon Allen me 15 pikë, kurse te prizrenasit Dequon Lake kishte 12 pikë e 13 kërcime, Kyan Anderson 16 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Jan Palokaj 16 pikë.

Golden Eagle Ylli ka një fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi pesë fitore në pesë ndeshje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners