09/11/2025
GO + Peja ka shënuar fitoren e pestë radhazi në ProCredit Superligë. Në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë, verdhezinjtë fituan derbin ndaj Sigal Prishtinë në kryeqytet me rezultat 90:95 (20:24, 24:24, 20:22, 26:25).
Bardhekaltrit e nisën sfidën më mirë me epërsi të lehtë 16:10, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, derisa në fund të çerekut të parë, pejanët ishin më të mirë, duke fituar këtë pjesë 20:24. Mysafirët në pjesën e parë, epërsinë më të lartë e kishin në nëntë pikë, 28:37 dhe ishin në epërsi konstante, por vendasit në fund arritën të ngushtojnë shifrat në 44:48, sa përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante, megjithatë, skuadra mysafire ruajti epërsinë për të fituar në fund me pesë pikë dallim, 90:95.
Te vendasit pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, derisa Lamb Autrey me mbylli ndeshjen me 16 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edëards me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Tajh Green me 20 pikë e tetë kërcime.
Sigal Prishtina ka tri fitore e dy humbje, kurse GO + Peja pesë fitore e asnjë humbje.